Këngëtarja Dafina Zeqiri është shumë e apasionuar pas tatuazheve. Ajo ka shumë të tillë në trupin e saj e megjithatë nuk është ende e kënaqur.

Vetëm së fundmi ajo ka realizuar një tatuazh të ri dhe ka zgjedhur ta bëjë në një vend intim, siç janë të pasmet. Dafina ka publikuar në Instastory një video gjatë procesit të tatuazhit, mirëpo ende nuk e ka zbuluar rezultatin.

Kujtojmë se këngëtarja është komentuar shumë në media pas ndarjes nga Dj Geek. Po ashtu ajo po përgatit albumin e saj të ri "Dafinë moj".





