Nga Shqipëria / E Shtunë 13 Qershor 2020, 00:12

Delinda Disha është pro hapjes së shtëpive publike dhe kjo e ka një arsye

Aktorja e njohur e humorit, Delina Disha ishte së fundmi e ftuar në "Mes Yjesh" në Ora News, me gazetarin Ronaldo Sharka. Gjatë intervistës ajo foli dhe për rastet e fundit të abuzimeve seksuale që kanë tronditur mbarë opinionin publik.

Delinda u shpreh se sipas saj duhet të rikthehet dënimi me vdekje dhe që është pro hapjes së shtëpive publike, pasi ndoshta njerëzit do i lëshonin aty frustimet e tyre.

“Është problem i shoqërisë shqiptare. Jam pro dënimit të këtyre individëve. Me asnjë të drejtë asnjëri nuk duhet të cënojë jetën e një fëmije, ëndërrat e tyre. Të kthehet dënimi me vdekje, e meritojmë. Jam edhe që të hapen shtëpitë publike. Ndoshta mund ti lëshojnë fustrimet e veta dhe nuk do ketë kështu lloj fenomenesh që janë të trishta dhe të dhimbshme. Jo se nuk ndodhin në Amerikë apo Evropë, por rasti i fundit ishte një nismë e mirë dhe më pëlqen që shoqëria shqiptare reagon, që po bëhemi një sepse është e vështirë që shqiptarët të bashkohen,” u shpreh aktorja.