Reperi i njohur Stresi nuk i kursen në rrjete sociale deklaratat më të ndjera, plot dashuri dhe mirënjohje për njerëzit e tij më të shtrenjtë: prindërit. Sot i ati feston ditëlindjen dhe reperi e ka uruar publikisht.

Stresi ka surprizuar të atin me fjalët që ka shkruar për të, teksa ka publikuar një foto të tij në Instagram. Reperi ka shkruar se është shumë krenar që ka një baba të tillë dhe fjalët nuk do ishin kurrë mjaftueshëm për ta falenderuar për gjithçka.

“Me pak fjalë po me shumë dashuri! Urime për Babin më të mirë në botë, ne nuk kemi fjalë për me të falenderu për gjithçka qe ke bërë e vazhdon të bësh për ne, ishe mësuesi dhe shoqëruesi jonë gjatë gjithë këtyre viteve ,shpresoj të jesh krenar me neve, sepse na vërtetë jemi shumë krenarë dhe me fat që kem një babë si ty ,këshillat tua janë si melodia më e ëmbel për neve ,ti je superheroi jonë i parë dhe ashtu vazhdon të mbetesh përherë, Babush fjalë ka shumë po asnjë e duhura për ta shpreh dashurinë dhe mirënjohjen qe kem për ty, thjesht faleminderit për gjithçka! Të paçim përherë, URIME DIT ,gezofsh e festofsh edhe shumë tjera pranë neve ,TË DUAM SHUME”, ka shkruar Stresi krahas postimit.
View this post on Instagram







