Nga Shqipëria / E Premte 12 Qershor 2020, 15:03

U fotografua me Sylvester Stallone, flet modelja shqiptare: Ka moshën e babit tim, është njeri i thjeshtë....

Modelja shqiptare Heidi Lushtaku ka qenë së fundmi në qendër të vëmendjes së mediave për ndarjen nga boksieri Robin Krasniqi, ndarje të cilën e konfirmoi publikisht, por edhe për një foto ku shfaqej krah aktorit të madh Sylvester Stallone.

Menjëherë në media u komentua gjatë çfarë lidhje kishte modelja me aktorin dhe e ftuar në "Vizionin e pasdites", Heidi zbuloi se ata ndodheshin bashkë për një darkë pune.

"Jemi grup pune mbas një festivali ku ishim të gjithë bashkë. Ishte një darkë. Sylvester një njeri i mire, i thjeshtë. Kemi qenë bashkë por thjesht punë. Mediat e kanë komplet gabim. Ai ka moshën e babait tim. As nuk ia vlen të përmendet. Nuk dua të përgjigjem shumë. Normale dhe ata do i fitojnë paratë në një mënyrë", tha Heidi.

Modelja foli edhe për ndarjen nga Robin Krasniqi duke thënë se kanë respekt për njëri-tjetrin dhe komunikojnë ende bashkë.