Nga Shqipëria / E Premte 12 Qershor 2020, 13:01

E papritur/ Transporti publik nuk do të nis të hënën, ja ç’do ndodhë

Transporti publik nuk do të fillojë më 15 qershor, sikurse vendosi qeveria. Unioni i Shoqatave të Transportit Publik ka marrë sot vendimin dhe ka vendosur kusht ndaj qeverise. Shoqata ka deklaruar se nuk i kanë kapacitetet e duhura për të rifilluar me transportin në linjat kombëtare.

“Sa kohë kemi këto kushte aktuale, të gjithë kompanitë në transportin publik, janë të paafta për të filluar këtë shërbim. Të gjithë operatorët e transportit publik mezi presin rifillimin e shërbimit. Nevoja për të operuar të gjitha subjekte e kanë shumë të madhe. Është e pamundur të respektohet ai protokoll që ne kemi marrë, nga mediat, në një mjet të transporti qytetas apo ndërqytetës.

Protokoll zyrtar nuk kemi marrë akoma. Një problem tjetër është edhe me faturinot sepse me atë protokoll, 75% e ngarkesës, do të jetë shumë e vështirë të operohet me faturino. Ditën e hënë nuk ka nisje të transportit publik, është vendimi i shoqatës për transportin qytetas e ndërqytetës në këto kushte është e pamundur. Nuk kemi mundësi financiare”, thanë ata.

Gjithashtu ata kërkojnë më tej edhe heqjen e akcizës dhe taksave për karburantin, heqjen e TVSH-së së transportit gjatë vitit 2020 dhe në vitin 2021 TVSH-ja për transportin të shkojë 6%.

Burimi: abcnews.al