Maturantët kanë dalë këtë të premte të protestojnë para Ministrisë së Arsimit kundër provimit të Letërsisë, që u zhvillua ditën e djeshme.
Ata deklarojnë se janë penalizuar nga testi i cili ka pasur pyetje jashtë programi. Sipas maturantëve testi nuk i ishte përmbajtur programit për të cilin ata ishin përgatitur dhe kërkojnë sqarim nga ministrja e Arsimit.
"Besa dil përjashta. Pse keni frikë. Hape derën!", thërrasin maturantët.
“Duam mundësi për rivlerësimin e provimit, mos vlerësim për pyetjet jashtë programit. Ky provim na kushton shkollën”, thanë maturantët dhe paralajmërojnë bojkot të provimeve pasardhëse.
Gjimnazistët u ulën këmbëkryq dhe bllokuan lëvizjen e makinave për disa minuta.
Burimi: Ora News
