Pas lajmeve të shumta të ditëve të fundit mbi koronavirusin, një lajm i mirë vjen nga materniteti "Koço Gliozheni" në Tiranë. Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka bërë të ditur se një familje është gëzuar me trinjakë.
Manastirliu ka postuar një foto të trinjakëve dhe ka treguar se familja e re nga Tirana ka përfituar edhe bonusin e bebes prej 3,6 milion lekë.
Postimi i ministres: "Trinjakë në maternitetin “Koço Gliozheni” në Tiranë. Një gëzim i madh për familjen dhe për stafin mjekësor që i ka shërbyer me përkushtim të porsalindurve në terapinë intensive dhe tashmë gëzojnë shëndet. Familja e re nga Tirana ka përfituar edhe bonusin e bebes prej 3,6 milion lekë për trinjakët".
