Ministria e Shëndetësisë bën me dije se gjatë orëve të fundit janë testuar 291 persona të cilët janë dyshuar për Covid-19 dhe prej të cilëve kanë rezultuar pozitiv 44 raste. Përkatësisht 22 raste në Tiranë, 6 raste në Krujë, nga 4 raste në Durrës, Kamëz dhe Shkodër, 2 raste në Lushnjë dhe nga 1 rast në Vlorë dhe në Elbasan.
Rastet e konfirmuara janë kontakte të rasteve të mëparshme, por edhe shumë raste të reja që janë në hetim.
Në 24 orët e fundit janë testuar dhe 40 personel shëndetësor dhe kanë rezultuar të prekur 9 prej tyre.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 21 të prekur me Covid-19, duke e çuar mbi 1000 numrin e të shëruarve.
Mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë në Spitalin Infektiv një pacient 59 vjeç nga Lushnja, i konfirmuar me Covid-19. 59-vjeçari vuante nga kardiomiopati e dilatuar dhe disa sëmundje kronike.
Aktualisht në Spitalin Infektiv janë 52 të shtruar pozitiv me Covid-19, 8 janë në terapi intensive, 1 prej tyre në intubim.
Në vendin tonë janë 349 persona aktiv me Covid-19, kryesisht në Tiranë, Shkodër dhe Krujë.
