Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora ka humbur mëngjesin e sotëm një ndër personat më të dashur për të. Gjyshja e saj ka ndërruar jetë dhe shkaku nuk është bërë ende i ditur.

Lajmin e ka bërë të ditur "Telegraf", ndërsa vetë Rita ende nuk ka reaguar. Ndonëse ka jetuar larg tyre, këngëtarja ka treguar gjithmonë se ruan një raport shumë të mirë me gjyshërit e saj.

Fatkeqësisht, për shkak të pandemisë së Koronavirusit nuk dihet nëse Rita do mundet të jetë pranë familjarëve të saj në këto momente të vështira.





