Deklarata e gazetares Aulona Musta ka bërë bujë këto ditë në rrjet. Aulona e ftuar në "Shqipëria live", i konsideroi pedofili rastet kur prindërit apo gjyshërit i puthin fëmijët në organet gjenitale.
“Kjo është mënyra e shëmtuar që ne kemi, që realisht për mua është pedofili ajo që bëjnë edhe prindërit vetë, por edhe gjyshet edhe gjyshërit, që marrin fëmijët dhe i puthin në organet gjenitale. Mos ta harrojmë këtë detaj. Në Shqipëri është normale që vajzën dhe djalin një muajsh, dy muajsh, foshnjën, t’i marrësh dhe me përkëdheli të thuash, të keqen mami, të keqen babi, dhe ta puthësh në organet gjenital, është pedofili.”, tha gazetarja.
Mirëpo shumë iu kthyen kundër Aulonës e mjafton të shohësh komentet në rrjete sociale, për të kuptuar se çfarë mendojnë shqiptarët për këtë pjesë.
"Fëmijën tim e puth ku të dua unë. E kam sjell unë në jetë e puth ku të dua", shkruan një komentues. "Do ju marrim dorën ju se ku do i puthim fëmijët tanë që i kemi nxjerr nga vetja", shkruan një tjetër. "Një prind ka të drejtë bebin e tij ta puthë ku të dojë ai", komenton një tjetër.




Ju si mendoni a është e drejtë që prindërit të puthin fëmijët në organe gjenitale apo kështu cënojnë hapësirën e tyre? Votoni në sondazhin e mëposhtëm.
