Nga Shqipëria / E Enjte 11 Qershor 2020, 21:09

Pas plot 7 vitesh, çifti i njohur i showbizit i japin fund martesës

Mediat e huaja kanë bërë me dije se këngëtarja e njohur Kelly Clarkson dhe partneri i saj, Brandon Blackstok po i japin fund martesës pas plot 7 vitesh. "People" shkruan se 38-vjeçarja ka kërkuar letrat e divorcit.

Clarkson dhe Blackstock janë martuar në vitin 2013 dhe janë prindër të dy fëmijëve, një vajzë 6-vjeçare dhe një djalë 4-vjeç. Blackstock ka dhe dy fëmijë të tjerë, nga një martesë e mëparshme.

Arsyeja e ndarjes së tyre nuk është bërë ende e ditur por fansat aludojnë se shkak janë bërë planet për fëmijë. Clarkson dëshironte të kishte një fëmijë tjetër me partnerin mirëpo ai nuk kishte plane për të shtuar familjen.