Aktorja shumë e dashur për publikun, Jonida Vokshi po përjeton emocionet e ditëve të fundit të shtatzënisë. Ajo do të bëhet nënë për herë të parë dhe gjatë pritjes së ëmbël, nuk i ka kursyer postimet në rrjete sociale.

Së fundmi moderatorja ka publikuar në profilin e saj të Instagramit disa selfie duke treguar se mezi po pret të njohë vajzën e saj. Jonida shkruan se sa herë bën selfie mendon që është e fundit si grua shtatzënë, më pas do të jetë me të bijën në krahë.

"Sa herë bëj selfie, mendoj që është e fundit si shtatzënë dhe tjetra do të jetë me ty në krahë. Nuk po më durohet më të të njoh, vdiqa", ka shkruar ajo krahas fotove.
View this post on Instagram






