Moderatorja Jona Spahiu ishte pasditen e sotme e ftuar në emisionin "Ftesë në pesë". Gjatë intervistës ajo u surprizua nga kunata e saj, Drita, e cila ishte në një lidhje direkte.

Dy vajzat kanë treguar për marrëdhënien e tyre, e cila është shumë e veçantë. Jona dhe kunata e saj kanë me njëra-tjetrën një dashuri motrash. "Dritën unë e kam njësoj me motrën time, e trajtoj ashtu, e ndjej ashtu. Jemi po kaq të afërta, diskutimet i kemi njësoj dhe si mes motrash", u shpreh moderatorja.

"Unë jam e gatshme të bëj gjithçka për Jonën. Unë ndonjëherë i them e dua Frenklin më shumë prej teje. Unë jam komplet "skuadra Jona" nuk ka "skuadra Frenkli", jam gjithmonë në krahun e Jonës", tregoi kunata e moderatores.




