Nga Shqipëria / E Enjte 11 Qershor 2020, 18:06

A do të ndikojë shtimi i rasteve të reja në hapjen e transportit publik? Ja përgjigjja që po kërkoni

Siç dihet, është vendosur që transporti publik të nisë me datë 15 Qershor por ditët e fundit ratet e reja me Covid-19 janë rritur ndjeshëm. A do të ndikojë kjo në hapjen e transportit?

Drejtoresha e Departamentit të Sëmundjeve Infektive në ISHP, Silva Bino ka dhënë së fundmi një intervistë për "ABC News", ku e ka prekur dhe këtë çështje. Ajo tha se për aq kohë sa do të respektohet masat, transporti publik nuk do të përmbajë rrezik.

“Asnjë vend në botë nuk ka ndaluar transportin publik. Është një element jetë, por kërkon të zbatohen masat korrekte”, u shpreh Bino.