Pas karantinës shumë nga personazhet e njohur të showbizit kanë vendosur të ndryshojnë look. Kështu ka bërë së fundmi dhe moderatorja simpatike Ilda Bejleri, e cila ka hequr dorë nga ngjyra e çelur e flokëve.

Ilda është kthyer në vajzë brune dhe ka publikuar në profilin e saj të Instagramit, një foto me look-un e ri. Ajo ka dalë për kafe me opinionistin, Olti Curri dhe kanë pozuar së bashku.

"Koha për kafe", ka shkruar Ilda krahas fotos. Përpos ndryshimit të ngjyrës, moderatorja i ka prerë flokët e saj deri te supet. Ky look i ri e bën të duket disi më ndryshe, megjithatë fansat sërish e kanë komplimentuar.





