Nga Shqipëria / E Enjte 11 Qershor 2020, 16:04

Shtimi i të infektuarve, flet Eugena Tomini: Ne mjekët patëm një shfrenim të përgjegjësisë

Shefja e epidemiologjisë Eugena Tomini ishte së fundmi në një lidhje direkte për Report Tv. Ajo foli rreth rritjes së numrit të të infektuarve në vendin tonë përgjatë ditëve të fundit.

Tomini u shpreh se kjo rritje ka ardhur si pasojë e rihapjes graduale por edhe pasi qytetarët kanë ulur vigjilencën. Në deklaratën e saj, shefja e epidemiologjisë kritikoi dhe mjekët, teksa tha se pas hapjes graduale treguan një shfrenim të përgjegjësisë.

"Por nuk janë vetëm baret dhe restorantet, por janë subjekte të tjera, popullata dhe ne mjekët që patëm një shfrenim të përgjegjësisë apo ndërgjegjësimit kundrejt rasteve sporadike në QSUT, pavarësisht se doli si burim doli një rast me kontakt të jashtëm. Duke mos respektuar mbajtjen e maskave dhe doreza në spitale, sjell edhe trasnetueshmëri drejt pacientëve apo e kundërta. Kjo ka qenë një rritje të pozitivitet në QSUT", tha Tomini.