Nga Shqipëria / E Enjte 11 Qershor 2020, 13:01

'Djali i kujdestares përdhunoi jetimen 9 vjeçe, ajo na tha pse gënjeni'

Të tjera dëshmi tronditëse kanë dalë në dritë për Shtëpinë e Fëmijës në Shkodër. Pas Adrianës dhe Ervisit, sot një tjetër djalë jetim ka treguar dhunën makabre që ushtrohej në atë institucion dhe abuzimet seksuale me të mitur.

Ndoi Rripa tregoi në "Shqipëria live" se abuzimet ndodhnin jo vetëm nga stafi, siç ishte roja i natës, i cili përdhunonte një vajzë 13 vjeçe, por edhe nga fëmijët e kujdestarëve.

Ndoi deklaroi se djali i një prej kujdestareve, i moshës rreth 12-13 vjeç ka përdhunuar një vajzë jetime 9 vjeçe. 

Ndoi tregoi se të gjithë e kishin parë këtë skenë dhe i kishin treguar kujdestares. Kjo e fundit nuk e kishte pranuar që djali i saj të ketë bërë diçka të tillë duke i akuzuar se po gënjenin, tregoi Ndoi Rripa në "Shqipëria live"./Xing.al