Nga Shqipëria / E Enjte 11 Qershor 2020, 11:11

Ndryshimi i stinëve ndikon te koronavirusi? Ja ç'tregojnë provat e fundit nga OBSH

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë nuk ka shenja se ndryshimi i stinëve ndikon te koronavirusi.

“Nuk mund të mbështetemi në pritjet se sezoni ose temperatura do të jenë përgjigjja e kësaj”, tha udhëheqësi i programit të emergjencave në OBSH, Mike Ryan.

“Tani për tani, nuk kemi të dhëna që sugjerojnë se koronavirusi do të sillet në mënyrë më agresive ose jo kur sezoni të ndryshojë”, shtoi ai.

U tha se koha e nxehtë mund ta ngadalësojë përhapjen e virusit, por kjo ide bie poshtë pasi koronavirusi ka vazhduar të përhapet në hemisferën veriore edhe gjatë pranverës.