Nga Shqipëria / E Enjte 11 Qershor 2020, 10:10

E rëndë në Itali/ Goditet me thikë nga disa persona 24-vjeçari shqiptar

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Milano, Itali ku një i ri shqiptar, 24 vjeç është goditur me thikë nga disa persona.

Mediat vendase bëjnë të ditur se shqiptari është gjetur në rrugë në veri-perëndim të Milanos, në qytetin e Bressos në rrugën Marconi i masakruar me thikë. Gjithçka ka ndodhur në orën 2.30 të mëngjesit.

Sipas dinamikës së ngjarjes, 24 vjeçari shqiptar i cili ishte i njohur më parë nga policia, në gjendje të dehur, është goditur nga disa persona, të cilët më pas ia kanë mbathur para se të mbërrinte ndihma e shpejtë.

Aktualisht i riu po mbahet në reanimacion në spital.