Nga Shqipëria / E Diel 31 Maj 2020, 10:10

E rëndë në Tiranë/ Shpërthen tritoli pranë QSUT-së

Mbrëmjen e djeshme rreth orës 22:40 ka ndodhur një shpërthim me tritol në një hotel pranë QSUT-së. Ngjarja ka ndodhur në hotelin e shtetasit Ervin Mata dhe fatmirësisht nuk ka të lënduar por vetëm dëme të shumta materiale.

"Report Tv" ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes. Mësohet se autorët kanë hedhur tritolin nga dritarja e makinës dhe më pas janë larguar. Deri më tani nuk ka të dyshuar nga policia por është vënë në kërkim automjeti, targa e të cilit është identifikuar.