Nga Shqipëria / E Mërkurë 10 Qershor 2020, 16:04

Fotografohet me barkun e rrumbullakosur, Rina flet për shtatzëninë

Para pak kohësh reperja Rina Balaj bëri publike lidhjen me reperin Sin Boy. Dyshja janë shumë të afërt me njëri-tjetrin, kanë nisur bashkëjetesën, madje mendojnë dhe të martohen.

Së fundmi, në një foto të publikuar në Instastory Rina shfaqet me barkun paka të rrumbullakosur. Kjo do t'i kishte nxitur menjëherë aludimet për një shtatzëni të mundshme por reperja ka vendosur t'iu paraprijë.

Ajo ka sqaruar se nuk është shtatzënë, thjesht ka shtuar në peshë. “Nuk jam shtatzënë njerëz, thjesht jam shëndoshur dhe mbushur", ka shkruar Rina.