Me datë 3 Maj të këtij viti, këngëtari i njohur Kastro Zizo u bë baba për herë të tretë. Partnerja e tij, Sara solli në jetë një djalë të cilit i vendosën emrin Dante Bega.

Kastro po i shijon së tepërmi momentet pranë vogëlushit dhe shpesh publikon foto pranë tij në rrjete sociale. Kështu ka bërë dhe së fundmi, teksa ka ndarë një foto ku shihet se po ndan krevatin me të.

"Të dua", ka shkruar ai krahas fotos së ëmbël. Kujtojmë se identiteti i partneres së Kastros u zbulua vetëm pak kohë më parë. Ajo është 25-vjeç.





