Nga Shqipëria / E Mërkurë 10 Qershor 2020, 17:05

Ekskluzive/ Shoqja e shkollës: Adrianën e linin pa bukë, Antonjeta dinte vetëm muhabet me pastrueset

Historia që vajza e rritur në Jetimoren e Shkodrës, Adriana rrëfeu në "Dua të të bëj të lumtur", ka tronditur mbarë opinionin publik dhe dita ditës fakte të reja dalin në dritë. Një shoqje e shkollës, tregon ekskluzivisht për "Xing.al" dhunën dhe keqtrajtimet që i bënin Adrianës asokohe në jetimore, të cilat ia ka treguar vetë ajo. 

"Adriana më ka rrëfyer çdo ditë në shkollë keqtrajtimet që i bënin sepse vetëm unë dhe një shoqja ime e mbanim afër, të tjerët e përbuznin sepse ishte jetime. Na tregonte duke qarë për dhunën, që nuk i jepnin për të ngrënë e shumë të tjera. Pengu i saj në atë moshë ishte vetëm të ruante motrën e saj. Për abuzimin seksual nuk më ka folur sepse kuptohet në atë moshë nuk do donte ta tregonte. Nga djemtë e shkollës kam dëgjuar për abuzime seksuale ndaj Adrianës, por në atë moshë nuk e dija nëse mund të ishin të vërteta", shprehet shoqja e Adrianës.

Ajo flet edhe për psikologen, Antonjeta Pero, e cila e akuzoi publikisht Adrianën se po gënjen.

"Edhe atë palo psikologe e kam njohur. Ajo vinte i binte ziles në shkollën tonë e jo të bënte psikologen. Ajo ka qenë psikologe e jashtme dhe në thonjëza u kujdeste për psikologjinë e fëmijëve jetim, por asnjëherë nuk e ka bërë atë rol. Roli i saj ka qenë të bëjë muhabet me stafin e sanitareve e t'i binte ziles ndonjëherë. Si shkollë ka qenë shumë e mirë, kemi patur një staf të shkëlqyer, por një psikolge nuk e ndyn emrin e shkollës. Vetëm dua të them që Adriana nuk gënjen", tha shoqja e Adrianës për Xing.al.