Nga Shqipëria / E Mërkurë 10 Qershor 2020, 20:08

Mozzik zbulon kujtimin e trishtë të fëmijërisë, humbi këto persona të dashur

Reperi i njohur Mozzik ka realizuar së fundmi një mini-intervistë me ndjekësit në Instastory. Ai iu ka kthyer përgjigje pyetjeve nga më të ndryshmet duke zbuluar detaje nga jeta private që nuk i dinim më parë.

Mozzik ka zbuluar një kujtim të trishtë nga fëmijëria e tij. Reperi ka zbuluar se në atë periudhë ka humbur dy njerëz shumë të afërt për të. Dy ndër shokët e tij fatkeqësisht kanë humbur jetën.

"Kujtimi më i trishtuar i fëmijëris?", i shkruan ndjekësi. "Vdekja e dy shokëve, Alfredit dhe Lorikut. Qofshin në paqe", ka replikuar Mozziku.