Nga Shqipëria / E Mërkurë 10 Qershor 2020, 23:11

E akuzuan për fotoshop, Big Mama shpërthen keq në rrjete sociale: O debila

Këngëtarja e njohur Big Mama ka publikuar së fundmi në rrjete sociale një foto ku shihet e ulur në karrige. Asaj i duket vetëm njëra nga këmbët dhe ndjekësit i kanë bërë komente që nuk i kanë pëlqyer aspak.

"Si paska dalë si mos të kishte këmbë", "Ku e ke këmbën tjetër", këto dhe shumë komente të tjera. Po ashtu disa media kanë shkruar se këngëtarja ka përdorur fotoshop për të "zhdukur" këmbën, prandaj Bigu ka reaguar ashpër në rrjete sociale.

“Shumë debila jeni o Zot, nuk e kuptoj. Këmbën e kam në karrige o debila dhe nuk duket nga fustani,” ka shkruar ajo.