Nga Shqipëria / E Mërkurë 10 Qershor 2020, 17:05

'Nuk fillojmë pa u plotësuar 4 kërkesa', shoqata e transportit publik në protestë

Shoqata e transportit publik ditën e sotme ka realizuar një marshim në formë proteste përpara ministrisë se infrastrukturës dhe energjisë, ku kërkojnë plotësimin e 4 kërkesave te tyre ne te kundërt nuk do nisin punën.

“Ne nuk kërkojmë te na japin para ne duam mos na marrin taksa, gjithashtu nuk e respektojmë dot distancën sepse i bie te marrim vetëm 17 udhëtar gjithsej”, shprehet Rixhin Qoshja, Kreu i Shoqatës së Transportit Qytetas.

I prekur nga kjo situatë është dhe transporti turistik. “Duhet te eliminojmë konkurencën jo korrekte, siguracioni qe kemi paguar për këtë vit duhet te na shtyhet për vitin tjetër duke qenë se nuk kemi udhëtuar 3 muaj”, thotë Erion Mane.

Shoferët dhe fatorinot shprehen se paga e luftës nuk u mjafton dhe iu nevojitet te punojnë. “Paga 400 mijë lekë nuk mund te na mbajë 3 muaj, jemi familjar na duhet te punojmë”.

Top Channel ka mësuar se ditën e nesërme nuk do ketë protestë sepse shoqata e transportit publik do pres përgjigje nga qeveria nëse këta te fundit nuk prononcohen ata do nisin protestat sërish te premten.