Nga Shqipëria / E Mërkurë 10 Qershor 2020, 14:02

'Skandal', mjeku i QSUT denoncon publikisht: Ministria e Shëndetësisë po fsheh rastet

Mjeku i QSUT, Petrit Vargu ka deklaruar se një mjek dhe dy infermierë janë konfirmuar pozitiv me Covid-19 në urgjencën e QSUT-së. Por sipas tij Ministria e Shëndetësisë nuk bën tamponë për personelin dhe po fsheh rastet.

"Skandal! Një mjek dhe dy infermierë janë pozitiv me Covid në urgjencën e QSUT-se. Ministria e shëndetësisë nuk bën tamponë për personelin dhe fsheh rastet. SPAK ku është? Po vidhen jetët e njerëzve!”, shkruan mjeku Vargu.

Ministria e Shëndetësisë deklaroi sot se në 24 orët e fundit është shënuar një numër rekord rastesh të reja me koronavirus: 42 raste, 5 prej të cilëve personel mjekësor.