Nga Shqipëria / E Mërkurë 10 Qershor 2020, 12:12

Habit Bujar Qamili: Kisha qejf të dilja jashtë shtetit pa gruan dhe i thoja po...

Këngëtari shumë i dashur për publikun, Bujar Qamili, i ftuar në emisionin  “Ditë e Re” në RTV Ora ka treguar se gruan e tij e ka patur mbështetjen më të madhe gjatë gjithë karrierës së tij në muzikë.

Me humor Bujari tregoi se në vitet e para e shoqeronte gruaja nëpër koncerte, por me kalimin e viteve dëshirontë të shkonte vetëm.

Arjola Shehu: Për çfarë e ke mërzitur më shumë gjatë viteve bashkëshorten?

Bujar Qamili: Më shumë mërzitet me mua kur eci me të rrugës. Unë ndalem, kap njëri, puth tjetri, jo fotogafi apo muhabet dhe ajo e shkreta ec,ec. Ka raste që më thotë të pres tek vendi ku ishim nisur.

Arjon Muça: Ju shoqëron nëpër koncerte bashkëshortja?

Bujar Qamili: Në fillimet, vinte se kishte qejf me pa. Ka qenë në 6-7 shtete, në SHBA, Angli, Itali, Norvegji, Suedi, Danimarkë, në Luksemburg etj. Me kalimin e kohës kisha një fije qejf sikur me dal vetëm edhe i thoja po shkoj aty ku ti ke qenë një herë. E më thoshte, jo mo se nuk do vij, shko ti.