Mozzik dhe Loredana i kanë ndarë rrugët e tyre prej kohësh, megjithatë vazhdojnë të mbeten si dyshja më e komentuar në media e rrjete sociale. Madje së fundmi u përfol se ata janë rikthyer bashkë pasi u fotografuan në të njëjtën shtëpi.

Por ndryshe tregon statusi i fundit i Mozzikut, i cili ka vendosur t'i përgjigjet pyetjeve të fansave në Instagram. Një prej tyre e pyet reperin nëse mashkulli mund të dashurojë për herë të dytë.

Mozzik ka habitur me deklaratën duke u shprehur se mashkulli dashuron sa herë të dojë.

"Mashkulli dashuron sa herë të dojë ai vetë", shkruan Mozzik duke lënë të kuptohet se zemra e tij është e hapur edhe për lidhje të reja, pas ndarjes nga Loredana.



