Nga Shqipëria / E Mërkurë 10 Qershor 2020, 10:10

E fundit/ Shifër rekord nga koronavirusi: 42 raste të reja në Shqipëri

Vazhdon të përkeqësohet situata nga koronavirusi në vend. Sot është dita me numrin më të lartë të rasteve të reja. 

Gjatë orëve të fundit janë testuar 311 persona të cilët janë dyshuar për Covid-19 dhe prej të cilëve kanë rezultuar pozitiv 42 raste. Përkatësisht 21 raste në Tiranë, 9 raste në Shkodër, 4 raste në Durrës, 3 raste në Krujë, 2 raste në Lushnjë, 1 rast në Pukë, 1 rast në Berat dhe 1 rast në Ura Vajgurore. 

Rastet e konfirmuara janë kontakte të rasteve të mëparshme, por edhe shumë raste të reja që janë në hetim. 

Rastet e Krujës janë qytetarë që kanë marrë pjesë në një ceremoni mortore ndaj ju bëjmë thirrje qytetarëve të shmangni grumbullimet. 

Në 24 orët e fundit janë testuar dhe ritestuar 80 personel shëndetësor dhe kanë rezultuar të prekur 5 prej tyre ndërsa janë shëruar 8 mjekë dhe infermierë.

Aktualisht në Spitalin Infektiv janë 46 të shtruar pozitiv me Covid-19, është rritur numri i pacientëve që kanë nevojë për terapi intensive. 8 janë në terapi intensive, 1 prej tyre në intubim.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 20 të prekur me Covid-19, duke e çuar në 980 numrin e të shëruarve.

Në vendin tonë janë 327 persona aktiv me Covid-19, kryesisht në Tiranë dhe Shkodër.