Pas vdekjes së afro-amerikanit George Floyd, Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë përfshirë në protesta. Përpos grupvee paqësore, nuk kanë munguar grupet që po shkatërrojnë çdo gjë që u del përpara duke i vënë flakën kazanëve të mbeturinave apo duke vandalizuar biznese që ndodhen buzë rrugës.
Në shqiptar në New York ka shpërndarë një video, ku dëgjohet një burrë që tregon se askush nuk i ka prekur bizneset e italianëve dhe shqiptarëve. Sipas tij, ata e kanë marrë situatën vetë në dorë dhe po mbrojnë bizneset e tyre.
Burri në video dëgjohet të thotë: “Bravo shqiptarëve dhe italianëve..ata kanë dalë të gjithë jashtë dhe nuk po lënë askënd që të prekë asgjë në këtë lagje. Ata të gjithë kanë shkopinj, ata janë gati. Mendohuni dy herë para se të vini këtu dhe të bëni ato gjërat pa lidhje.”
View this post on Instagram
