Nga Shqipëria / E Enjte 4 Qershor 2020, 10:10

Ndodh mrekullia, foshnja me koronavirus zgjohet pas 32 ditësh në gjendje kome

Një foshnje 5-muajsh është zgjuar për të festuar 6-mujorin e lindjes, pas 32 ditësh në gjendje kome. Ngjarja ka ndodhur në Brazil ku një muaj më parë Dom Andrade u diagnostifikua me koronavirus dhe pësoi gjendje kome.

Për fat të mirë vogëlushi tashmë është shëruar dhe është shëndoshë e mirë.

“Ai kishte disa vështirësi në frymëmarrje, kështu që mjekët menduan se ishte një infeksion bakterial. Por ilaçet që sugjeruan mjekët nuk funksionuan dhe gjendja shëndetësore e vogëlushit u përkeqësua. Më pas unë dhe gruaja vendosëm ta dërgonim në një spital të dytë dhe e testuam. Çfarë drame, ishte koronavirus”, ka thënë babai i Dom-it.