Nga Shqipëria / E Mërkurë 10 Qershor 2020, 00:12

Dy aktorët turq të serialeve të TV Klan fejohen në fshehtësi

Dy aktorët e njohur turq, Taner Ölmez dhe Ece ÇeÅ?mioÄ?lu janë fejuar. Lajmi i bukur është zbuluar nga mediat turke, ndonëse fejesa është mbajtur në fshehtësi të plotë.

Në fejesë ishin të ftuar vetëm familjarët e çiftit dhe miqtë e ngushtë, për shkak të pandemisë së Covid-19.

Ece ÇeÅ?mioÄ?lu është e famshme me rolin e “Sulltaneshës Atike” në “Sulltanesha Kosem”, serial i cili është transmetuar në TV Klan.

Gjithashtu edhe Taner Olmez është i njohur nga roli i tij në serialin “Doktori i mrekullive” i cili do të nisë transmetimin së shpejti në TV Klan.

Dy aktorët janë prej vitesh së bashku. Taner i propozoi për martesë Eces në janar gjatë pushimeve të tyre në Belgjikë.