Familja Mamaqi është shtuar me një anëtar të ri. Producenti dhe aktori, Ermal Mamaqi përmes një videoje të publikuar në Instagram ka treguar se tani pjesë e familjes së tyre është edhe një qenush.

Në videon e ëmbël shihet Joeli dhe Sia duke luajtur me qenushat dhe duken kaq të lumtur teksa vrapojnë e qeshin në oborr.

"Më duhet një emër për pjesëtarin e ri të familjes", ka shkruar Ermali krah videos.
View this post on Instagram
Menjëherë ndjekësit kanë komentuar emra të shumtë për qenushin e ri.




