Nga Shqipëria / E Martë 9 Qershor 2020, 21:09

Ledri fotografohet në momente intime me Sarën gjatë pushimeve

Këtë vit Ledri Vula vendosi të deklaronte publikisht lidhjen me Sara Hoxhën. Reperi dhe bukuroshja janë prej vitesh në një lidhje, por preferuan ta ruanin larg syrit të publikut.

Megjithatë tanimë pas konfirmimit të lidhjes, as Ledri e as Sara nuk ngurrojnë të postojnë foto me njëri-tjetrin.

Çifti ka nisur pushimet dhe sot kanë postuar të dy foto teksa relaksoheshin në bregdet. Ledri shfaqet i mbështeturën në këmbën e Sarës ndërsa ajo ka postuar një foto ku reperi shfaqet me kurriz.

Çifti duken shumë të dashuruar dhe prindërit e Ledrit kanë zbuluar se ata po mendojnë edhe dasmën.