Pak kohë më parë modelja e njohur shqiptare, Heidi Lushtaku pranoi se ajo dhe boksieri Robin Krasniqi i kanë dhënë fund fejesës së tyre 4-vjeçare. Modelja shkruante se ata edhe pse kishin katër vite së bashku, nuk arritën ta ruajnë harmoninë dhe përkushtimin për njëri-tjetrin, duke përfunduar në vendimin e ndarjes. Heidi shprehej se ajo dhe Robin kanë mbetur miq dhe ka një respekt të veçantë për ish-vjehrrën e saj.

Së fundmi Heidi ka tërhequr sërish vëmendjen me një foto të postuar në Instagram. Modelja shfaqet në shoqërinë e aktorit të madh amerikan Sylvester Stallone dhe disa miqve.

"Vera është duke ardhur", shkruan Heidi krah fotos.






