Një 60 vjeçar është goditur nga rrufeja këtë të martë në Elbasan. 60 vjeçari ishte duke kullotur bagëtitë në fshatin Shijon të Elbasanit, në momentin kur u godit nga rrufeja.
Aktualisht i moshuari është në spitalin e Elbasanit dhe fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.
Jo pak herë shkarkimi elektrik ka sjellë edhe vdekjen e personave që kanë rënë në kontakt me të.
Burimi: abcnews.al
