Nga Shqipëria / E Martë 9 Qershor 2020, 17:05

U godit nga rrufeja, shpëton mrekullisht 60 vjeçari në Elbasan

Një 60 vjeçar është goditur nga rrufeja këtë të martë në Elbasan. 60 vjeçari ishte duke kullotur bagëtitë në fshatin Shijon të Elbasanit, në momentin kur u godit nga rrufeja.

Aktualisht i moshuari është në spitalin e Elbasanit dhe fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.

Jo pak herë shkarkimi elektrik ka sjellë edhe vdekjen e personave që kanë rënë në kontakt me të.

Burimi: abcnews.al