Nga Shqipëria / E Martë 9 Qershor 2020, 15:03

Del lista e vendeve më të sigurta prej koronavirusit, ja ku renditet Shqipëria

Revista amerikane Forbes ka listuar vendet më të sigurta që kanë përballuar më mirë luftën me Covid-19 për 3 muaj që pas shpërthimit të pandemisë.

Dhjetë vendet e para në listë janë Zvicra, Gjermania, Izraeli, Singapori, Japonia, Austria, Kina, Australia, Zelanda e Re dhe Koreja e Jugut.

Shqipëria është në vendin e 88-të, ndërsa Kosova ndodhet në vendin e 145-të.

Studimi është bërë mbi bazën e parametrave të ndryshëm: efikasitetin e futjes së karantinës, monitorimin dhe zbulimin e të infektuarve, gatishmërinë e sistemit shëndetësor dhe efikasitetin e qeverisë.