Dikur ishin mikeshat më të komentuara të showbizit e që bënë bujë me bashkëpunimin e tyre "Vibe", por një sherr i prishi marrëdhëniet mes Tunës dhe Dafinës. Dy këngëtaret nuk folën prej vitesh e madje Dafina e kishte quajtur Tunën njeri me dy fytyra.

Prishja e miqësisë së tyre u konfirmua kur Tuna hoqi pjesën e refrenit të Dafinës në këngën "Vibe", duke kënduar një version tjetër nëpër koncerte.

Pas disa vitesh dy këngëtaret u pajtuan dhe madje postuan foto në shoqërinë e njëra-tjetrës. E ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin "Nin", Dafina ka folur si rrallëherë për sherrin me Tunën duke lënë të kuptohet se ato i kanë kërkuar falje njëra-tjetrës.

“Është shumë normale për dy vajza self-made që të kenë përplasje! Ka kaluar një kohë e gjatë, edhe ajo ka pranuar gabimet e veta, edhe unë gabimet e mia. Kemi qenë më të reja dhe kanë ndikuar shumë njerëz, kështu që sot jemi shumë mirë!”, tha Dafina.



