Nga Shqipëria / E Diel 7 Qershor 2020, 10:10

Futbollisti shqiptar bëhet hero, si i shpëtoi jetën një fëmije në Finlandë

Futbollisti shqiptar, Mehmet Hetemaj është bërë hero në Finlandë duke i shpëtuar jetën një fëmije. Lajmi po bën bujë në mediat e huaja, të cilat tregojnë se Hetemaj ka shpëtuar një fëmijë që po mbytej në një liqen artificial.

Në një intervistë për "Tellerreport", futbollisti i cili luan për skuadrën e Seinajoki, ka rrëfyer sesi ka ndodhur ngjarja.

Ishte ora 12 e mesditës kur Hetemaj së bashku me nënën e tij kishin parë fëmijën duke u mbytur.

"Nëna ime shkoi shpejt tek fëmija, por pashë se te dy kishin vështirësi. Pastaj u hodha në ujë dhe arrita që ta tërheq fëmijën nga uji dhe e solla në breg", tregoi Hetemaj.