Nga Shqipëria / E Hënë 8 Qershor 2020, 16:04

Mc Kresha bëhet baba për herë të parë, vjen në jetë vogëlushja

Reperi shumë i dashur për publikun, Mc Kresha është bërë baba për herë të parë. Bashkëshortja e tij, Erzina ka sjellë në jetë vogëlushen Iza.

Lajmin e ka bërë të ditur babai i Erzinës me anë të një postimi në rrjete sociale. “Mirë se erdhe në jetë Iza. Jeta jote qoftë e uruar nga Zoti, veç me të mira, por edhe stuhitë e jetës kurrë mos të lakofshin", ka shkruar ai.

Kujtojmë se emri që dyshja kishin menduar për të voglën e tyre u zbulua pak ditë më parë dhe ka një kuptim të veçantë. "Iza" do të thotë "Zoti është i përsosur" ose "Zoti është betimi im".