Nga Shqipëria / E Hënë 8 Qershor 2020, 17:05

Oriola dhe Erosi në prag të fejesës, futbollisti prezanton modelen me familjen e tij

Modelja Oriola Marashi dhe futbollisti Eris Grezda janë në prag të fejesës. Çifti prej disa muajsh janë në një lidhje që është komentuar shumë nga mediat dhe është pranuar tashmë edhe nga vetë ata.  

"Panorama" bën të ditur se se dyshja janë gati të shkëmbejnë unazat dhe se tashmë kanë njohur familjet e njëri-tjetrit.

Gjithashtu, të njëjtat burime shkruajnë se ajo që mban Oriolën në Kroaci, ku jeton familja e Grezdës, është pikërisht fejesa dhe hapi i madh që pritet që të hedhë tashmë çifti.

Lidhja e Oriolës me Erosin u zbulua gjatë karantinës, ku të dy publikonin foto nga e njëjta shtëpi.

Së fundmi ishte vetë futbollisti që e pranoi lidhjen i ftuar në emisionin "Wake up".