Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern ka bërë me dije se vendi e ka mposhtur Koronavirusin. Ajo ka lajmëruar se Zelanda e Re nuk ka asnjë rast aktiv dhe për 12 ditë rresht nuk ka patur persona të shtruar në spital.
Në vend do të hiqen masat e distancimit social. Megjithatë kryeministrja Ardern ka lajmëruar popullin se ekziston mundësia që virusi të rikthehet.
Që nga fillimi i pandemisë në Zelandën e Re janë shënuar 1.504 të infektuar dhe 22 persona kanë humbur jetën.
