Gjatë emisionit investigativ "Fiks Fare" u denoncua një punonjës i Policisë së Shtetit, i cili iu kërkonte qytetarëve favore seksuale në këmbim të kalimit ilegal në Greqi. (Lexo këtu)
Pas denoncimit të rastit, Policia e Shtetit ka marrë menjëherë masa. Punonjësi me iniciale P.Ç është përjashtuar nga rradhët e forcave të rendit.
Njoftimi:
Duke marrë shkas nga transmetimi në një emision investigativ, i shkeljes së rëndë të kryer nga punonjësi i Policisë P. Ç., trup shërbimi në Drejtorinë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Gjirokastër, Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit bëri përjashtimin e menjëhershëm të këtij punonjësi policie nga radhët e Policisë së Shtetit.
Policia e Shtetit falënderon median dhe qytetarët dhe i inkurajon ata që të denoncojnë çdo abuzim me detyrën, nga punonjësit e Policisë, duke i garantuar reagim të menjëhershëm dhe të paanshëm.
