Balerini i njohur dhe i shumë komentuar, Graciano Tagani i ftuar në rubrikën "Trotuar", në "E diell", zbuloi më shumë për jetën e tij private duke treguar se ka pasur shumë vajza me të cilat ka qenë ‘friends with benefits’ (miq me përfitime).

Madje Graciano shtoi se edhe me të dashurat që ka pasur ka përfunduar duke qenë shokë dhe shoqe, kur e kanë parë që gjërat nuk kanë ecur ashtu siç duhet.

“E kam thënë gjithmonë që familja është e shtrenjtë por që Friends ëith Benefits është një mënyrë për ta njohur tjetrin shumë mirë. Unë kam pasur shumë raste. Sa herë kam pasur një marrëdhënie kam ngelur shokë dhe shoqe", tha Graciano.


