Protestës "Për fëmijërinë e vjedhur" i është bashkëngjitur dhe Shkodra. Një grup me të rinj kanë zhvilluar një marshim në pedonalen e qytetit.
Ato janë shfaqur me pankarta në duar kundër abuzimit seksual. Protesta nisi fillimisht në Tiranë, me datë 4 Qershor, nisur nga ngjarja tronditëse e 15-vjeçares së abuzuar nga roja i shkollës.
Pas Tiranës në protestë janë ngritur dhe qytete të tjera të Shqipërisë, si Korça, Shkodra./ "Report Tv"
