Nga Shqipëria / E Hënë 8 Qershor 2020, 19:07

Tragjike/ Binjakët 5-muajsh humbën jetën në Berat, zbulohet shkaku i vdekjes

Me datë 26 Janar të këtij viti dy foshnja binjake vetëm 5-muajshe humbën jetën në Berat. Dyshimet më të mëdha ishin se vdekja kishte ardhur si pasojë e helmimit, pasi e ëma sapo i kishte ushqyer me qumësht në kuti.

Qumështi dyshohej se kishte mbetje toksike. Mirëpo pas 6-muajsh është zbardhur autopsia e vdekjes së tyre. Rezultati i analizave bakteriologjike, fizike dhe kimike ka treguar se në organizmin e foshnjave nuk janë gjetur mbetje toksike.

Insituti i Mjekësisë Ligjore në Tiranë ka bërë me dije se foshnjat kanë humbur jetën në mënyrë aksidentale, si pasijë e asfiksimit nga mungesa e ajrit. Sipas ekspertëve mbulimi i tepërt i tyre me batanije pas ushqyerjes ka sjellë vdekjen e tyre.

Burimi: "ABC News"