Moderatorja shumë e dashur për publikun Fjoralba Ponari në një lidhje live me emisionin "Wake up" rrëfeu për herë të parë historinë e një ngacmimi nën kërcënimin e një thike.

“Në të kaluar kam pasur një rast ku jam sulmuar fizikisht. Kam qenë në vit të parë të shkollës së lartë kur jam sulmuar fizikisht. Kam qenë nën kërcënimin e një thike… Agresori im ishte në gjendje të dehur dhe në ato kushte nuk e di sesi mund të kishte përfunduar. Fatmirësisht aty u ndodhën dy zotërinj që më ndihmuan. Agresori im ishte me kapele dhe nuk e denoncoja dot, pasi zëre se po denoncoja një fantazëm. Në atë kohë kam kaluar ankthe shumë të mëdha", u shpreh Fjoralba dhe shpërtheu në lot.

Moderatorja shtoi se i është dashur që të marrë mësime për vetëmbrojtjeje pasi kaloi një periudhë shumë të vështirë.
Fakti që të dy prindërit e saj janë mjekë e ndihmoi shumë që të përballojë traumën psikologjike.
