Nga Shqipëria / E Hënë 8 Qershor 2020, 15:03

Ermal Hoxha feston ditëlindjen, Rezarta e surprizon publikisht: Uroj të plakemi bashkë

Ermal Hoxha feston sot ditëlindjen e në këtë ditë të veçantë nuk mund të mungonte një urim nga bashkëshortja e tij, Rezarta Shkurta. Biznesmenia ka zgjedhur ta surprizojë Ermalin me një urim publik.

Rezarta shkruan se Ermali është dashuria më e madhe për të, dhe se krah tij ajo është gruaja më e lumtur në botë.

“Kur u njohëm të dy shumë të rinj, numëronim çdo ditë ditëlindjet e njëri-tjetrit. Sot numërojmë sesa shumë ëndrra kemi realizuar bashkë… Uroj të plakemi bashkë e të numërojmë ëndrrat e nipërve dhe e mbesave tanë. Gëzuar ditëlindjen dashuria ime e madhe! Me ty pranë jam gruaja më e lumtur në botë", shkruan Rezarta.